Më kanë gëzuar këto ditë, pamjet plot drita të qytetit tim,
të botuara në dia gazeta e portale, që dëshmojnë pë përkushtimin e bashkisë dhe
të pushtetit qëndror. Më thonë edhe se është e vështirë të gjesh vende të lira
në hotelet dhe bujtinat e qytetit gjatë fundjavës, pasi të huaj dhe shqiptarë pëlqejnë
të kalojnë disa ditë në qytetin e kalldrëmeve dhe kangjellave.

Por ka edhe pjesë të pandriçuara të qytetit, ku jetojnë njerëz
e ndodhin krime nga më të tmerrshmet. I fundit ishte vrasja e dy fëmijëve dhe
vetvrasja e një kryefamiljari. Nuk ka në historinë e qytetit tim( të paktën në
atë të pasqyruar në shtypin shqip që në kohën e Mihal Gramenos)një krim kaq të
përbindshëm. Ka pasur edhe vrasje me automatik të një famijeje të tëre në kohën
e Diktaturës, por të tillë, të vrasjes të fëmijëve nga prindi nuk ka pasur.
Nuk dua të bëj as hetuesin dhe as psikiatrin për të ngriture ndodhin krime nga më të tmerrshmet. I fundit ishte vrasja e dy fëmijëve dhe
vetvrasja e një kryefamiljari. Nuk ka në historinë e qytetit tim( të paktën në
atë të pasqyruar në shtypin shqip që në kohën e Mihal Gramenos)një krim kaq të
përbindshëm. Ka pasur edhe vrasje me automatik të një famijeje të tëre në kohën
e Diktaturës, por të tillë, të vrasjes të fëmijëve nga prindi nuk ka pasur.
hipoteza e për të arritur në konkluzione, se ç’ndodhi atë pragmëngjesi të mallkuar.
Tre njerëz të varfër humbën jetën nga varfëria, më shumë se nga çmenduria apo shtazëria kriminale.Në të gjitha dëshmitë e njerëzve të njohur dëgjon rreth varfërisë e dëshpërimit.
Njerëz, që emigruan në shtetin fqinj se nuk kishte punë në Shqipëri.
Njerëz, që kthehen, se nuk ka punë në Greqi dhe më pak akoma në vendin e tyre.
Gra që prostitujnë për të rritur fëmijët dhe burra, që pranojnë lekët e shitjes së trupit.
A nuk është kjo pamje e errët e qyteve tona, që nxin edhe ndriçimet më marramendëse të Filos, Dakos apo Veliajt?
Dy ëngjëj të pafajshëm nuk marrin më frymë se ja u ndalën prindrit e varfër dhe nuk i shpëtoi dot shoqëria.Shuajini 5 minuta dritat që lbyrin Sheshet dhe Këmbësoren e qytetit tim!
Ndizni nga një qiri për shpirtin e atyre dy fëmijëve!
I ndizni edhe për shpirtrat tanë, që çdo ditë e më shumë njollosen!
No comments:
Post a Comment