Unë përsëri mora rrugën,
Të panjohurën rrugë që ndoshta ka një fund,
Fillimin e një rruge tjetër.Natën qaj mbi sendet që duhet të flak,
Mbi profilin e grisur të vajzës në akuarel,
Mbi Traktatin e Vitruvit,
Biografinë e Olivierit,
Kapelen e vjetër.
Me sytë picërruar shikimin hedh larg,
Edhe një tjetër herë
Ditën kërkoj shenjat e tua,
Në lëmyshqet e drurëve,
Guacat e bregliqenit
Në ndryshkun e kangjellës tek “Dy Bletët”
Dhe bohçen të bëj gati nxitoj,
Nuk dua të mbetem vetëm.
Më mirë do jetë çizmet të mbath,
Lumenjtë e lotëve të hedh në vrah,
Të ngjit pa zor bregoret e brengave,
Nga e ftohta e braktisjeve këmbët do ngrijnë më pak,
Nuk do më çjerrin dot hallet që më rrudhën.Me sytë picërruar shikimin hedh larg,
Edhe një tjetër herë
Pa frikë, marr udhën.
No comments:
Post a Comment