Unë: Më kujtohet mirë fundi i verës të vitit 1969, kur u vu në skenë “Njollat
e Murrme”. Ti ishe shumë skeptik për atë dramë, që po bënte shumë bujë dhe për
herë të parë gjatë gjithë viteve në Korçë, nuk shkove ta shikoje shfaqjen. Si ndodhi?

Ai: Ka patur edhe raste të tjera, që nuk kam shkuar, por në rastin e dramës së Minush Jeros nuk kam shkuar qëllimisht.
Kishte gati një vit, që më kishin hequr nga Këshilli artistik i teatrit dhe marëdhëniet
e mija me drejtuesit e tij dhe me Mihal Luarasin ishin të ftohta. “Duçeja”(kështu
ja kishin ngjitur aktorët) ishte arrogant dhe mospërfillës, ndaj nuk kisha dëshirë
të shihja vepra të vëna në skenë prej tij edhe pse e gjykoja, që ishte më i talentuar
se regjisorët që kishin punuar deri atë kohë në Teatrin e Korçës.

Unë: Më i talentuar edhe se Sokrat Mioja?
Ai: Po. Më i talentuar se Sokrati dhe Pirro Mani. Sokrati kishte mbetur
nën ndikimin e teatrit neoklasik, deklamues, ndërsa Mani pëlqente skenat e
bujshme dhe me efekte, i ndikuar nga shkolla sovjetike ku dhe kishte studiuar. Luarasi
kishte studiuar në Ceki dhe kishte më tepër ndikime nga teatri modern gjerman
dhe i Europës Qëndrore. Cilësi të ngjashme me të kishte edhe Esat oktrova, të
cilin në atë kohë e konsideroja si regjisorin më të mirë shqiptar. E megjithatë,
talenti nuk ka të bëjë thjesht me shkollën, por edhe me vetë individin dhe
prirjet e tij.

Unë: E gjithë buja e shfaqjes u reflektua në diskutimet e rretheve
artistike, që në ato kohë bëheshin jo vetëm brenda Pallatit të Kulturës, por
edhe përpara tij. Ti ishe në ata, që
kundërshtonin vlerat e shfqjes edhe pa e parë atë. Si ishte e mundur?

Ai: Nga sa më kishin treguar të tjerë shokë, që e njihnin teatrin dhe që
ishin pro, kundër ose të lëkundur, kisha krijuar përshtypjen, që pavarësisht
nga loja e mirë e aktorëve, drama nuk do ta kishte jetën e gjatë. Ishin
hequr nga qarkullimi pjesë teatrale me më pak probleme se drama e Minush Jeros.
Isha I bindur se nuk do mjaftonte mbështetja e Todi Lubonjës apo Mantho Balës,
për ta shpëtuar nga goditja që do vinte nga lart. Dhe këtë bindje e kisha
shprehur në diskutimet jo zyrtare, që bëheshin para Pallatit të Kulturës, ku
merrnin pjesë edhe dashamirës të letërsisë.

Unë: E kemi biseduar edhe më vonë në shtëpi, që ti këmbëngulje edhe pasi
drama korri sikses në Tiranë në ditët e festivalit të teatrove dhe kishte kalur
“kontrollin” e Ramiz Alisë dhe Mehmet Shehut. Shprehja, që e kujtonte dhe Raqi
Kajnoja ishte “prisni, se nuk e ka parë akoma I Madhi- që nënkuptonte Enver
Hoxhën”. Ishe i sigurt në këtë apo thjesht kokëfortë?

Ai: Unë kisha përvojë në rrethet e artit dhe kuturës më shumë se entusiastët
e “Njollave të murrme”. Një pjesë e tyre, më të rinj, mendonin se Partia ishte
Todi Lubonja dhe Mihallaq Ziçishti. Disa nuk e dinin ose kishin harruar se ç’kishte
ndodhur disa vite më parë me dramën “Rrethimi i Bardhë“ të Naum Priftit. Gjatë
një vizite të Enver Hoxhës në Korçë, kishte shkuar të shikonte dramën e vënë në
skenë nga teatri “A.Z.Cajupi”. Qëlloi, që Naum Prifti ose ishte lajmëruar me
vonesë, ose për shkak të udhëtimit me makina të rastit, arriti në teatër kur
shfaqja kishte filluar dhe trokiste në derë për të hyrë. Një nga shoqëruesit e
Enverit, që hapi derën dhe pyeti se kush ishte, pasi dëgjoi përgjigjen, që
ishte autori u përgjigj “Ik se mos të marr me shqelma, ti qënke ai që po e tërbon
shokun Enver me këtë shfaqje!” Ishte shfaqja e fundit e “Rrethimit të Bardhë“. Ajo
dramë kishte shumë më pak “gabime ideore”, se drama e Minush Jeros.

Unë: U analizua dhe u kritikua më vonë në Degën e Lidhjes shfaqja e
teatrit?
teatrit?
Ai: Jo. Mund të jetë diskutuar në teatër dhe në organizatën e partisë të
sektorit të kulturës, por unë nuk kam qënë pjesëmarrës. Në atë kohë, veç
artikulit “Njolla të zeza”, që e dërmonte dramën dhe autorin, sipas orientimeve
me gojë të Enver Hoxhës, i cili kishte kërkuar tekstin e dramës menjëherë pasi
kishte parë shfaqjen, nuk pati ndonjë masë ndaj drejtuesve të teatrit, bile as
ndaj autorit. Ishte koha, kur lufta e klasave ishte më e zbutur dhe pasojat e
asaj shfaqjeje, autori dhe regjisori i ndjenë vetëm pas pleniumit të IV, të
qershorit 1973. Aktorët Vangjush Furxhi, Edi Luarasi dhe Minella Borova, kishin
marrë, që në fillim vlerësimet maksimale të udhëheqësit, ndaj për ta, pjesëmarrja
në atë shfaqje nuk u konsiderua asnjëherë si minus. Edi, e cila vuajti heqjen
nga puna, e pësoi si gruaja e Mihalit, i cili u përjashtua nga partia dhe u
burgos pas goditjes së Todi Lubonjës.

No comments:
Post a Comment