Thursday, 5 December 2013
Në fillim ishte B-ja
Shkrimi eshte nisur per ne Fb naj ka hollesi dhe komente te karakterit shoqeror te FB-se
Nuk besoj se do i shpëtoj dot subjektivizmit apo vënies në qendër të vetvetes(komandoj vetvehten- ishte një shprehje e Dhori Kotmilos me të cilën gajaseshim), sepse ju ndodh të gjithëve, dhe është një mëkat , të cilin ma kini falur edhe më parë të dashur bashkëmoshatarë.
Në gjimnaz mezi prisnim të hynim, se dukej që do fillonim jetën e panjohur të të rriturve me dashuriçkat, mbrëmjet e vallzimit, eskursionet jashtë qytetit, pirjen e duhanit dhe alkolit e të tjera gjëra të këndshme , por gjysëm të ndaluara në atë kohë. Nuk mund të bënim më shumë, se ato ishin kufijtë e jetës së gjimnazistëve shqiptarë. Ishte një lloj pragu i rëndësishëm, ku ato dukeshin më normale, edhe pse kishte mes nesh, që kishin filluar duhanin apo të putheshin me të dashurit apo të dashurat e tyre. Thuajse të gjithë, që mbaruam shkollën e Muzikës përfunduam një kat më poshtë në Themistokliu(kështu quhej shkurt shkolla e mesme “Th. Gërmenji”). Vetëm pak vetë shkuan nga Raqi, dhe disa vazhduan shkollat profesionale. E ruajtëm me të gjithë miqësinë e tetëvjeçares.
Sikundër bëhej çdo vit, “kontigjentin” e Muzikës e ndanë në dy klasat A dhe B me përjashtim të Klea Miços dhe Irena Xhanes, të cilat për çudi përfunduan në C-ja. Atë vit filluan 5 klasa të para, me nxënës nga Naum Veqilharxhi, 24 Maji, Naim Frashëri, Asdreni, 7 Nëntori dhe nga fshatrat e rrëzës. Në klasa e I-B me mësuese kujdestare Eli Fundon, ishim nga Muzika unë, Beni Kallamata, Fredi Karanxha, Viron Cili, Ilir Joga, Kati Janua, Kozeta Kërënxhi, Dora Botka, Vjollca Koroveshi, Liri Golemi, Luljeta Prela dhe Vera Caci.(uroj mos kem harruar ndonjë). Kishte disa nga Asdreni- Gjergji Leka, Artur Orgocka, Rozalina Kodheli, Adelina Xhanari si dhe nga “Naim Frashëri” Fatmir Sokoli, Egla Vila dhe Qabi Mulla. Të tjerët ishin nga fshatrat(i kujtoj më tepër nga imitimet e Fredi Karanxhës) si Llambi Tollkuçi e Berti Kallçoja nga Polena, Spira Sidheri dhe një vajzë tjetër nga Boboshtica, Valter Muslli dhe Flamur Sala nga Mborja, Kristo Dhima dhe Dhimo Caca nga Floqi, Astrit Koçibelli nga Qatromi dhe Artur Rroshanji nga Bellovoda. Ishte dhe Agron Liçua, që vinte nga “shkolla “Clirimi i Kolonjës”.
(vijon)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment