Ky shkrim u be disa jave me pare per nje te perditshme shqiptare, por nuk u botua per shkak te cilesise te tij, Blushit ose mungeses sime te koherences ne trajtimin e politikanit Blush. E megjithate, Blushi rrotullohet!
Më në fund, pas shumë përpjekjeve për të minuar autoritetin e Ramës brenda PS-së, Ben Blushi doli jashtë Partisë, por nuk dhandonjë sinjal që largohet nga politika. Ka gjasa që të formojë(së bashku me Hafizin), një parti të re të majtë.
Edhe pse është ende herët, duhet thënë, që politika shqiptare dhe elektorati shqiptar, nuk
ka asnjë të keqe nga kjo ngjarje. Dikush, që i njeh mirë lojtarët kryesorë (Blushi është
shok fëmijërie i Metës, ka punuar për Berishën dhe ka qënë bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës), i përbuz haptazi, i demaskon, dhe premton se do luftojë për t’i rrënuar politikisht. Më duket se nuk ka shumë rëndësi nëse motivet e tij
janë puro idealiste, pragmatiste apo të përziera. Ai është një politikan karriere, që
mundohet të bëjë politikë sipas rregullave tradicionale të saj. Duke parë në rradhëtë parë
interesin e tij dhe të shtresës, që mendon se përfaqëson. Për këtë mund të bëjë marëveshje, mund të negociojë, mund të shesë dikë, mund të thotë edhe të kundërtën e asaj që ka
thënë, mund të bëhet sërish shok me kundërshtarët, mund të mbyllë edhe sytë dhe veshët. Të mos presim nga ai as Gandin, as Havelin, as De Gasperin.
Ben Blushi është Ben Blushi, me tëmirat dhe të metat e tij.

Sot, politikani Blushi, po i bën një të mirë këtij vendi. Po i jep goditjen e parë , “njësisë
ushtarake” të quajtur PS, pasi ka dështuar ta përmirësojë nga brenda. Sa e fortë do jetë
goditja dhe a do ketë ajo efekt në zgjedhjet e qershorit?

Edhe pse një figurë kontraverse, duhet pranuar, që Blushi ështësot shkrimtari shqiptar më i talentuar dhe që shet me diferencë të madhe më shumë libra se çdo shkrimtar shqiptar,
përfshi këtu edhe Kadarenë. Mes mijëra lexuesish të apasionuar, detyrimisht
do ketë shumë nga ata që do e ndjekin në “aventurën” e tij
politike. Eshtë e vështirë të parashikosh se sa mund të jetë
numuri i të pakënaqurve brenda
PS-së, që do i bashkohen partisësë tij, por nëse do jenë të shumtë, atëhere me plot gojë mund të thuhet se ai ka filluar të plasaritë PS-në.

Dëmi, që mund t’i vijë PS-së të sotme nga Blushi (unë do e quaja shërbim që po i bën edhe PS-së) mund të krijojë lëvizje të ngjashme kundër modelit ushtarak edhe brenda Brigadës së Berishës. Politikanë, që duan parti të demokratizuar, ka brenda saj dhe ndoshta edhe brenda partive të tjera. Ndaj edhe vetëm për këtë, lëvizja e vullnetshme apo e detyruar e Blushit duhet përshëndetur.
Shqiptarët kanë të drejtë të jenë shumë skeptikë ndajpolitikanëve dhe partive, të reja e të
vjetra, të mëdha e të vogla.Veprimet politike të mocionistëve, Genc Pollos, Petro Koçit, dhe kthimi i tyre përsëri në “kazermë“; dështimi pa filluar mirë i Bojaxhiut;
sharlatanizmi i Kreshnik Spahiut; pehlivanllëqet e Dukës dhe Idrizit e plot të tjera, i bëjnë ta shohin me mosbesim veprimin e Blushit. Por tashmë nuk kanë më se ç’të humbin.Nga ky veprim nuk ka pse të vijë asnjë e keqe veç të mirave.

Një njeri i mençur, që shqetësohet për fatin e fëmijëve të tij dhe ë vendit, po përpiqet të bëjë diçka ndryshe.
Nuk ka pse ta lëmë pa përkrahur!
No comments:
Post a Comment