Para disa javesh, ky shkrim i botuar ne te perditshmen "MAPO", beri qe nje miku im i angazhuar ne politike, te arrije ne perfundimin , qe une jam "i djathte". Mbase jam disi kontradiktor ne ato, qe shkruaj(avokati im nuk ma ka permendur, por me ka terhequr vemendjen per utopizem), por ideja ime ne paragrafet e meposhtem ka qene per nje formim te nje spektri normal ne politiken shqiptare dhe jo domosdoshmerisht per aplikimin e "kapitalizmit te eger", qe mund te beje e Djathta e vertete.
Shqipëria ndodhe në një gjendje të keqe
ekonomike për shkak të krizës në rajon, por kryesisht për shkak të qeverisjes të
gabuar të koalicionit në pushtet. Duke përjashtuar Ramën dhe “tellallët” pranë
tij, të gjithë, me zë të lartë apo nën zë, pranojnë që papunësia nuk është
ulur, borxhi publik është rritur, investimet e huaja kanë rënë, liritë për të bërë
biznes janë kufizuar, taksat janë rritur dhe kriminaliteti vazhdon të jetë i
lartë. Por më i errët, se fakti, që qeveria ka dështuar në këto tre vjet, është
mungesa e shpresës se diçka ka për të ndryshuar pas zgjedhjeve të ardhme të
vitit 2017. Tek zgjedhësit shqiptarë ndjehet apatia, indiferentizmi, zhgënjimi
nga politika, pajtimi deri diku me të keqen të përmbledhura në shprehjen “Të
gjithë politikanët një m.. janë!”
Ky lloj fatalizmi është rreziku më i madh për
shoqërinë shqiptare, që mund të konsolidojë gjithnjë e më shumë idenë e gabuar
që qarkullon në më se dy dhjetvjeçarë:
“Ky vend nuk bëhet!”
Vërtet ne nuk ju ngjajmë popujve të veriut
të Europës, disa prej të cilëve kanë shprehjen “Nuk ka gjëra të pamundura, por
vetëm të vështira”, por në historinë tonë jo shumë të largët, kemi formimin e
kombit në kushtet e të qënit nën sundim, të mungesës së gjuhës së shkruar dhe të
mungesës të aleatëve të shumtë mes Fuqive të Mëdha. Akoma më pranë është
fitorja e Kosovës para një genocidi shfarosës.
Nxjerrja e vendit nga katastrofa, nuk ka
pse të bëhet me revolucione(demokratike apo të çdo emri tjetër) si mund të
pretendojë opozita e sotme, e cila ka një përgjegjësi gati të barabartë me
pozitën, për gjendjen në të cilën është katandisur vendi. Ka ardhur koha, që
shtresa e pasur shqiptare të “zbresë“(apo më mirë të ngjitet) në fushën e
politikës, për të siguruar një balancim në drejtimin e vendit “keqësisht
majtas” ose nga një e “Majtë e keqe”.
E them “keqësisht majtas”, sepse edhe pse
koalicioni qeverisës paraqitet si i Majtë, ai ka bërë pak për të ndihmuar
shtresat në nevojë, studentët, lëvizjen sindikaliste, fermerët e varfër, bile
shpesh të varfërit kanë përfunduar burgjeve për mospagim fature apo riparim pa
leje shtëpish. Aq keq e kupton kryeministri aktual të Majtën, sa ju drejtohet
Italianëve ‘të investojnë në Shqipëri se nuk ka sindikata!” Kuptohet, që për
marrje huash qeveritare që nuk shlyhen dot, kufizim të lirive të tregut dhe
shtimit të rregullave penguese, rritjen e taksave, përqëndrimin e kompetencave
në Tiranë, kryeministri është më i majtë se analogët e tij në Europë(përfshi këtu
edhe të shkuarit Papandre at e bir, që sollën katastrofën ekonomike greke).
Industrialistët, ndërtuesit, tregëtarët e mëdhenj
shqiptarë nuk mund të rrinë më të tërhequr dhe të mendojnë vetëm për lidhje të
forta me politikanët për të përfituar pa zor tendera publike dhe koncensione.
Kjo gjendje, që sa vjen e keqësohet nuk mund të presë edhe 4 apo 8 vite të
tjera. Kësaj shtrese, më shumë se kujtdo tjetër I duhet një Shqipëri
ekonomikisht e qëndrueshme, me rend të fortë dhe me sa më pak problem sociale. Në
të kundërt, një ditë njerëzit do ju drejtohen cfurqeve dhe në rastin e Shqipërisë,
pas dyerve të “ashefeve” shqiptarët nuk kanë cfurqe por kallashnikovë.
Partia e djathtë e Berishës nu ka më
kredibilitet. Vec korrupsionit, politikat e saj nuk kanë qënë kurrë qartësisht
të djathta. Nëse “të pasurit” nuk janë në gjendje të pastrojnë këtë strukturë
nga të dështuarit dhe të korruptuarit, atëhere një parti e re e djathtë është e
domosdoshme.
Me një parti të tillë, shqiptarët e fuqishëm
duhet t’i drejtohen shtresës së pronarëve të mesëm, ish të përndjekurve dhe të
shpronësuarve duke ju premtuar ato që janë karakteristike për të djathtat : taksa të ulta, më shumë liri ekonomike,
rend më të fortë, administratë më të vogël, decentralizim të pushtetit.
Duhet t’i drejtohen edhe shtresave në nevojë
duke ju spjeguar që modeli i tyre do sjellë përmirësime në ekonomi dhe thithje
investimesh, që do sjeelin jo vetëm rritjen e punësimit, por edhe rritje të
rrogave në sektorin privat. Duhet t’ju spjegojnë njerëzve, që rritja ekonomike
do sjellë edhe “rilindjen urbane” të qyteteve dhe pa marrë borxhe, që do
paguhen më vonë nga po të njëjtit qytetarë.
Duket si utopi, që një gjë e tillë mund të
ndodhë në shoqërinë shqiptare, e tipit “godinë trekatëshe” të përshkruar bukur nga
analisti Lubonja(me të cilën pajtohem pjesërisht), por jo të gjithë bizneset e
mëdha janë pazgjidhshmërisht të lidhur me politikën apo me krimin. Në fund të
fundit, kur vjen rasti për mbrojtjen e interesave nuk ka asnjë aleancë të
pazgjidhshme. Në rastin që po përshkruajmë, interesi i të fuqishmëve është edhe
interes patriotik.
Po a mundet, që një parti e Djathtë e
pastruar nga Berisha, Basha e kompani, apo një Parti e re e Djathtë të fitojë
zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen?
Edhe pse nuk është krejtësisht e pamundur,(duke
marrë në konsideratë fuqinë ekonomike të bizneseve) një parti e tillë në opozitë,
do ndryshojë thellësisht peisazhin politik shqiptar dhe do bëjë që qeveria
Rama-Meta 2, të jetë e përmbajtur në politikat dhe praktikat ekonomike, ose
shumë shpejt të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një parti e
tillë do ketë mbështetjen e plotë të të huajve, që janë gati po aq të zhgënjyer
sa shqiptarët, nga politikanët tanë të sotëm.
Më vonë të gjithë do rrojnë të lumtur e të gëzuar?
Jo, jeta do vazhdojë të jetë luftë, por katastrofa
do jetë shmangur.
No comments:
Post a Comment