Të gjithë me maska. Të përgjuar. Të kufizuar në lëvizje. Të
pambrojtur. Të kujdesshëm. Paranojakë. Lajmë vazhdimisht duart edhe pa prekur
gjë. Na kanë thënë t’i lajmë. Vazhdimisht. Për 20 sekonda të paktën por edhe po
t’i lajmë më gjatë më mirë është. Me sapun. Më mirë është me higjenizantë me
bazë alkoli. Alkoli nuk bën mirë për imunitetin por asgjeson virusin. Pastrojmë
çdo gjë që futim në shtëpi. Letrat që janë prekur nga lllogaritarja e kompanisë
që dërgon faturat, punonjësi që mbulon postimet, seleksionuesit e shërbimit
postar dhe më në fund nga postieri. Mundësia është që një syresh të jetë prekur
nga virusi dhe nuk e di, dhe nuk i ka larë duart mirë pasi ka teshtirë, dhe pas
teshtirjes ka qëlluar të prekë pikërisht zarfin që do niset për tek ne. Zarfin
me Virus. Mundësia më e madhe është ta ketë kapur nga cepat, por askush nuk
mund të jetë i sigurt për mënyrën e mbajtjes të një zarfi të zakonshëm nga
gjithë ato duar që e përcjellin. Ndaj më mirë është ta pastrosh të gjithin.
Krye e fund.
Virusi me emrin Covid-19 është kryefjala e çdo lajmi. Ka tejkaluar
shumë herë edhe Trump. “The Donald” e ka shpallur armik Covid-19. Armik të
fshehur. Edhe nga zilia. Edhe nga pendimi, që futja në fushën e politikës e
detyroi t’ju japë dorën shumë njerëzve. Më parë nuk e bënte. Ju trembej
bakterieve. Edhe viruseve. Si shumë e shumë nuk arrin të dallojë viruset nga
bakteriet, por kjo nuk e pengon t’i shpallë luftë dhe njëkohësisht të shpallë
edhe fitoren e padiskutueshme. Me më pak se 100 mijë të vdekur. Gjeneralët e
dinë se lufta nuk fitohet po nuk pati viktima. Bile sa më shumë të tilla aq më i
sigurt vendi në histori. Paçka se viktimat janë mjekë, infermierë, sanitarë,
shoferë, punonjës supermarketesh, policë, roje, shumica e të cilëve paguhen pak.
Shumë pak. Duke e ditur që rrezikojnë jetën. Do i shpallin heroj për disa muaj
dhe përsëri do i harrojnë. Do i lenë sërish të pambrojtur, pa i zëvendësuar, pa
ju siguruar një jetë të mirë, jetë e tillë që ju bën të kenë imunitetin më të
lartë.
Viktimat më të shumta janë mes të moshuarve. Ka “të arsyeshëm”
që thonë se është më mirë kështu se të ndodhte mes më të rinjve. Ndoshta. Por
edhe të thyeshmit e moshës të argjentë, që kanë bërë gjithshka me vrull, me
vuajtje, me sakrifica, për 40 e më shumë vjet të bukura të jetës së tyre duan të
shijojnë sa më gjatë në paqe këtë diell. Që është i të gjithëve dhe jo për të gjithë.
Të trembur, delikatë, të hutuar, pa të dashurit pranë ata presin “rradhën” e tëmerrshme
të prekjes nga Covid-19 për tu larguar pa bujë nga kjo botë e pasur, të cilën e
kanë ndërtuar edhe me djersën e tyre, por që nuk është në gjendje t’i mbrojë.
Ne të tjerët, vepruesit dhe sehirxhinjtë, herojtë dhe
frikacakët, të pafuqishmit dhe spekulatorët, optimistëtë dhe të tremburit,
altruistët dhe dallaveraxhinjtë heqim dhe vemë maskat, ato që na mbrojnë dhe na
bëjnë të dukemi të gjithë njëlloj. Për sa kohë të ketë dalë një aplikim I ri
celulari, që sinjalizon se po i afrohesh më shumë se dy metër një të prekuri
nga Covid-19. Njëlloj si zilet e dikurshme të lebrozëve.
Une e kalova byrrazer,pa problem. Ma ngjiti kusheriri, lakuriqi.
ReplyDeleteNe vetem E.Ramen kemi frike ,Jo Trampin.
Ai ta shterrngon mire rrypin, lockdown 48 ore...