Njerëzimi do e kalojë edhe këtë krizë, që është më e madhja
që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, do e
ndihmojë ai, që është burimi i jetës për planetin tonë, Dielli.
Sigurisht duke lënë mijra dhe mijra tragjedi për familje të
veçanta dhe për vende të veçantë.
Po a mund të rritet
shpresa se diçka e mirë do vijë nga kjo goditje kaq e madhe ndaj jetës së njerëzve?
Apo gjithshka do jetë si më parë?
Shenjat e para dëshmojnë se grupime të errëta do përfitojnë
nga kjo pandemi dhe reagimi I shoqërive ndaj saj. Mafiet kudo që ndodhen,
regjimet autoritare, nacionalistët ekstremistë, Partia Komuniste e Kinës. Gjtihnjë
e më shumë do vihet në dyshim efikasiteti i demokracive liberale dhe dhe
superpushtetin personal do e rritin jo vetëm Putin, Orban dhe Erdogan, por edhe
shumë të tjerë, që aspirojnë të jenë si ata.
Nga një shkallçzim i tillë, dihet që asgjë e mirë nuk i vjen
shoqërisë njerëzore. Gara “armiqësore” midis kombeve do shtohet, së bashku me
konfliktet e njohura gjatë shekullit të kaluar. Rritje në ekstrem e ndjenjës
kombëtare, inkurajimi I udhëheqësve “dorëfortë“, ksenofobia ndaj emigrantëve dhe “armiqve tradicionalë“ janë përzjerja
perfekte për konflikte të armatosura. Pekini dhe sidomos Moska kanë kohë që përgatiten
për këto lloj skenaresh, që do ju sigurojnë një rol më dominues arenën ndërkombëtare.
Po si do reagojnë shoqërit demokratike dhe forcat më
humanitare brenda tyre. Do dorëzohen? Do organizohen për të krijuar një rend
botëror ku shpenzohet më pak për armatime dhe më shumë për shëndetsi, arsim dhe
shkencë?
Në këto kohë të turbullta gjithshka duket më e errët dhe më
e turbullt. Eshtë e çuditshme se si ju rritet popullariteti politikanëve si
Trump dhe Boris Johnson, që në fillim ishin gati të sakrifikonin me mijëra njerëz
të dobët për të mos rënë kuotat në Bursa. Dhe nuk ishin të vetëm dhe jo vetëm në
krahun politik të ashtuquajtur “të djathtë“.
A është e mundur të krijohet një Rend I ri njerëzor me përparim
që arrihet nëpërmjet bashkëpunimit dhe jo luftrave tregëtare, nëpërmjet
mbrojtjes së mjedisit dhe jo shfrytëzimit grykës të pasurive të globit, me një
përmirësim të diferencave shoqërore brenda kombeve dhe midis tyre?
Tërësisht utopi?
Po a po ju lemë fëmijëve dhe nipërve një botë më të mirë nga
ajo që gjetëm, apo më të keqe?
Eshtë një pyetje që rëndon mbi brezin tonë.
Brez i pafuqishëm për të përballur tundimin e grykësisë së
tij.
No comments:
Post a Comment