-Ku ishe?
-Kur?
-Para një ore.
-Nuk mund ta them me saktësi. Deri në gjysëm ore mbaj mend.
-Ku ishe atëhere para gjysëm ore.
-Pikërisht në gjysëm orëshi më fshihet gjithshka të thashë.
Për tridhjet minutat e fundit mund të të tregoj me hollësi.
-Mos u trego më i zgjuar se ç’je. Për tridhjet minutat e
fundit nuk kam pse të të pyes se ke qënë këtu.
-Ashtu? Nuk e vura re orën. Ti duket e ke vënë.
-Po e vura.
-Do kishte qënë më mirë të më kishe pyetur sa hyra.
-Doja të tregoje vetë.
-Nga ta dija se doje të dije. Ti nuk më pyete.
-Ti sikur i di të gjitha?!
-Ato që do ndodhin se e tashmja është e vështirë për tu
kuptuar.
-Ti vjen nga e ardhmja.
-Nuk di se nga vij. Ose më mirë nuk më kujtohet.
-Po ku shkon e di?
-Edhe mund.
-Pse edhe mund?
-Sepse nuk jam i sigurt.
-Po pas tridhjet minutash mund ta dish?
-Se ç’do ndodhë pas tridhjet minutash apo të di ku do shkoj?
-Të dyja.
-Nuk mund të jenë të dyja.
-E pse jo?
-Se janë dy gjëra të ndryshme.
-Kjo nuk do të thonë që nuk mund të jenë.
-Kjo do të thotë që nuk mund të jap të njëjtën përgjigje për
të dyja.
-Jep dy të ndryshme nëse nuk mjafton një.
-Filloi dëbora.
-Nuk do të më thuash se ku ishe?
No comments:
Post a Comment