Monday, 7 March 2011

Perse eshte e paparashikueshme gjendja ne Shqiperi?

(vijim)
Faktoret duhet te jene te ndryshem. Variojne nga varferia e vendit, nga tradita e paket shtetformuese, nga niveli i ulet kulturor i popullsise dhe me teper i klases politike, nga mungesa e tolerances qe mbizoteroi gjate viteve te Diktatures dhe nga nje shperfillje e vleres se jetes, e krijuar gjate luftrave me te huajt, mes te huajve dhe midis njeri tjetrit(hakmarrja). Gjithashtu nje rol kryesor ka edhe mungesa e qyteteve dhe jetes solidare qe fillon e zhvillohet ne to. Eshte e veshtire, ne nje shoqeri sapo te shkeputur nga organizimi ne fise, ku njeriu(sidomos te rinjte) jane nen drejtimin e kryesuesve te grupit dhe nen presionin e opinionit te grupit, jeta e individit dhe liria e tij te jete aq e vleresuar sa c'eshte ne shoqerite perendimore.
Gjate vitit 1997, shqiptaret vrane njeri tjetrin pa arsye te forta, qofte ekonomike, politike, shoqerore apo fetare. Ishte nje situate absurde qe mund te shmangej me pak perpjekje, por qe precipitoi ne nje kaos te plote, pikerisht se shoqeria shqiptare nuk kishte krijuar antitrupa per te perballuar qofte edhe krizen me te vogel ne sistemin e ri.
(vijon)

No comments:

Post a Comment