Ndonese po behen 20 vjet te nje periudhe kalimi nga nje sistem ekonomiko-politik ne nje tjeter, edhe pse i njejti proces ka filluar me pare dhe vazhdon te zhvillohet edhe ne shume vende te tjera te Europes Lindore, te Kaukazit dhe Azise Qendrore, ne Shqiperi nuk kane arritur te krijohen cikle ngjarjesh te ngjashme me ato te vendeve te tjera dhe per rrjedhoje, qe mund te japin mundesine e nje parashikimi ne vija te trasha te se ardhmes politke dhe ekonomike.
Kane ndodhur disa here dukuri, te cilat nuk kane patur paralele ne vendet e tjera ish-komuniste.Korrupsioni i larte, lidhja e politikes me krimin e organizuar, perfshirja ne pushtet e njerezve te ish-nomenklatures ose te sherbimeve te fshehta, privatizimi i padrejte i pronave shteterore haset ne te gjitha hapesirat qe kane qene nen umbrellen e Bashkimit Sovjetik apo te Jugosllavise.Por ngjarje si ato te vitit '97,'98 dhe 2011 thuajse jane krejtesisht shqiptare. Dhe kane ndodhur ne kushtet e nje abuzimi te madh financiar ne bashkepunim me Qeverine(1997), ne kohen e nje shteti te pakonsoliduar dhe te nje shoqerie te traumatizuar(1998), si dhe ne nje kohe me te stabilizuar si ekonomikisht edhe politikisht(2011).
Perse ne shqiptaret i shpiem zenkat deri ne marrezine e vrasjeve?
(vijon)
No comments:
Post a Comment