ARKITEKTI I PERNDJEKUR
Ai kishte qene gjithmone I persekutuar.Nga te gjithe.Pamvaresisht nga sistemi. Nuk e kishin kuptuar ose nuk ishin ne gjendje ta kuptonin.Bile edhe e kishin futur edhe ne burg.Pikerisht atehere kur ishte duke punuar per kryevepren e tij –Muze-Videoteken e Krimit Politik.Gjashte vjetet e izolimit nuk kishin aq te rende sa I kishte menduar I tmerruar kur e kishin arrestuar.Kishte punuar ne nje zyre te vogel nentoke dhe kishte bere projekte kapanonesh e barangash.Pastaj e kishin lene te lire.Por me shume se burgu,e kishte munduar fakti qe te gjithe e shihnin venger,-te permbysur e te rikthyer ne pushtet,te vjeter e te rinj,te se djathtes progresiste dhe te se majtes te permbajtur.Te gjithe.Thua se ajo c’ka ai donte te projektonte I pezmatonte te tere.Pamvaresisht nga seksi.Thua se volumet e nderthurur dhe linjat e kithta qe ai konceptonte mundimshem,ju kujtonin vdeketareve te tjere se sa pak imagjinate kishin.
Atehere e kuptoi se flaka e krijimit qe I digjej brenda temporaleve ishte mbinatyrale, qiellore e pakapshme nga kerkush.Vec tij.A ndoshta dhe dikujt tjeter larg ,ne koherat e shkuara ose ne ato qe vinin.Nuk kish se si te ishte tjeterlloj.Ndaj vendosi qe cdo gje qe do projektonte tej e tutje te ishte vetem e bardhe,krejtesisht e bardhe,tejet fluide dhe e pandryshueshme njekohesisht,me nje bardhesi qe te afron duke te trembur dhe qe nuk te jep mundesine e rrokjes se dimensioneve.E bardha e tingujve te drites.Nje lloj te bardhe te papare deri atehere e qe me siguri do merrte emrin e tij.Ate emer, te cilin koleget qe se kuptonin ja pergojosnin nen ze ne kafenene e Bashkimit te Arkitekteve,ose sic e therrisnin shkurt “Bashk-Ark-Kafe”.
Dicka rreth ketij efekti te te bardhes qiellore I kishte spjeguar Nenkryetarit te Bashkise ne takimin e pare,ne zyren e ketij te fundit,takim I cili solli ne drite idene per Projektin “White City”.Bile ai kish dashur ta pagezonte projektin “Qyteti I te Bardhes Qiellore”,por Nenkryetari qe shquhej per forcen e shpejt-gjegjes,kishte nderhyre duke thene qe emri ka shume Q-e per nje project serioz,dhe se doceria do fillojne ta shtremberojne ne “Qyteti I te Q…. Qiellore”.Per me teper,nje emer anglisht ishte teper ne mode dhe do apelonte me mire tek sponsored e huaj.Ai ishte terhequr duke menduar qe edhe njehere nuk e kishin kuptuar dot plotesisht.Sidoqofte kishte mbetur I kenaqur,qe do ishte Manaxheri Teknik I projektit dhe perpiluesi I hyrjes se materialit relatonjes.
Perpilimi I Hyrjes,nuk ishte aq I lehte sa kishte menduar ne fillim.E kishte nisur menjehere pas takimit ne Bashki, me idene se ne mengjesin e mepasem do ta linte ne tavolinen e Nenkryetarit duke tejshkuar cdo hamendje te ketij te fundit.Por cuditerisht, idete aq mire te formuluara ne koke nuk shtjelloheshin po njelloj ne fletet e bardha. Sidomos veshtiresi kishte ne argumentimin filozofik se vetem lyerja me te bardhe e qytetit do ndikonte ndjeshem ne uljen e korrupsionit dhe do t’I sillte pushtetaret me prane shtresave te pervojtura.Solli ne koke thenie te Bibles dhe Kuranit,si dhe dicka qe kishte lexuar se fundi ne nje liber mbi Zen,provoi dhe disa nga argumentat e Revolucionit Arkitekturor,kerkoi te dhena statistikore mbi shkallen e korrupsionit ne disa qytete thuajse te bardhe perreth Mesdheut,por Hyrja nuk merrte dot trajten qe ai deshironte t’I jepte.Prandaj e la te bardhe.Ai do ishte argumentimi me I mire,me Universali.Me siguri do t’I pelqente edhe Nenkryetarit,atij qe fitonte gjithe debatet televizive me argumenta Universale dhe pergjigje plot kripe.
Te gjitha paragrafet e shkruar per hyrjen,mendoi t’I perdorte ne nje liber per veten dhe arkitekturen,njelloj jeteshkrimi arkitekturor I pari ne llojin e vet,si nje lloj sinfonie germash,vizash dhe fotosh e padeshifrueshme nga te gjithe por nxitese per ata qe kishin imagjinate krijuese.Do ta ti tullonte “Une dhe Arkitektura”,ose jo,me mire do ishte “Spikates mbi te Bardhen Qiellore” ose ose “Midis te Pamates dhe Perjetesise”.I shkrojti me te medha mbi murin verior te Studios,perballe tavolines se kompjuterit dhe cdo mengjes ju shenonte anash pluse ose minuse,ne varesi te menyres se si I tingellonin.Me pas nisi te mendonte per permbajtjen dhe titujt e kreve.Do kishte dymbedhjete te tille,po aq sa qene edhe muajt ne nje vit,ose me sakte sa kishin qene apostujt.Dymbedhjete krejt te dallueshem nga njeri tjetri dhe tejet origjinale.Per shembull I pari do titullohej “Tymi dhe Levizjet Volumore”,nje tjeter do permbante vetem fragmente projektesh nen titullin “Ku ishe ti Korbyzje?”,nje I trete do kishte foto te maketeve dhe mund te thirrej “Funerali I Ritmit te Vijave”,ndersa do ta mbyllte me tonet e fuqishme te kreut “Perendia krijoi Ngjyrat-Arkitekti beri te Bardhen”.
Duke qene shume punetor dhe metodik,filloi menjehere me kreun e pare dhe humbi ne hulumtimin se si ndikon levizja jo e nje trajteshme e tymit qe del nga nje oxhak I nje shtepie fshati,ne formimin embrional te nje arkitekti te ardhshem.Ne mendje I vinte kasollja e drunjte me nje qyngj llamarinte qe tymonte vazhdimisht ,te cilen e shihte gjithe diten nga dritarja e dhomes se zjarrit kur ishte shume I vogel.Kasollja e vjeter ne nje ngjyre kafe ne te zeze,qe dukej aq e mistershme ne sfondin shumengjyresh te pyllit lisor te fundvjeshtes.Pastaj e shpinte mendjen ne eren e mire qe mbanin drute qe digjeshin ne vater,eree qe duhej te mbushte tej e tej edhe kasollen kafe ne te zeze.Aty I kishte lindur ne mendje te bente kasolle,shume kasolle, mijera te tilla me oxhake metali qe nxirrnin tym,nje tym te bardhe,qe perdridhej e sperdridhej duke mare forma nga me te ndryshmet deri sa behej nje me qiellin.Tymnxjerreset mendoi dhe u mundua te lidhe gjenezen me zjarrin, tymin,hirin dhe pambarimnajen.T’I lidhte sebashku me fjale dhe vija ne Kreun e Pare te librit Jeteshkrues. Atij qe dhe mund te titullohej “Une dhe Arkitektura”.
Vazhdoi te punoje per dy dite te tera,pa nderprere,duke pire cigare dhe duke u kotur ne te vetmin kolltuk te Studios.Kur kishte uri,merrte ndone sardele te kripur nga kutia e madhe e metalte,qe kishte blere vite me pare ne Norvegji kur kishte qene ne nje takim te Arkitekteve pa Kufij.Hante sardele te kripura dhe pinte uje.Pastaj rifillonte te shkruante duke pire cigare deri sa ndjente nevoje te kotej.Keshtu,dy dite te tera,te paharrueshme,itensive,me sekonda te ngjeshura e te perzjera me duhan,uje dhe sardele te kripura.Deri sa I mbylli 12 faqet e Kreut te pare.Atij qe bente fjale per fillimet.Fillimet ne fshatin prane pyllit lisor,aty ku kishte shtepi dhe nje kasolle tymnxjerrese qe here here dukej kafe dhe here here e zeze.
Pastaj e lexoi ngadale,e rilexoi edhe disa here te tjera metodikisht,duke bere korigjimet e nevojshme drejtshkrimore dhe u shtriq ne kolltukun e Studios.U ndje krenar per ate qe kishte shkruar dhe per here te pare nuk u skuq kur ju kujtua nofka Katunari,me te cile e therrisnin ne shkollen e mesme.Tani do ishte ai qe do zgerdhihej kur t’ju dhuronte ish shokev et klases kopjet e librit te tij me kushtimin ne cepin e siperm te faqes se pare dhe te firmuar “Katunari”.Ishte rradha e tyre te skuqeshin.Te tmerroheshin nga mendimi qe kishin patur fatin te ishin ne nje klase me gjeniun dhe s’kishin mundur te kuptonin asgje,s’kishin mundur te vidhnin nje grime te gjenialitetit,per me teper ishin tallur me te dhe e kishin thirrur perbuzshem me ate nofke te shemtuar.Por ai do t’I meshironte. Nuk do tallej me ta. As dhe kur ta telefononin per t’I kerkuar spjegime per frazat e pakuptueshme te krereve kater dhe nente,bile as ne mbremjen e kremtimit te titullit “Nderi I Qytetit”,titull qe me siguri do t’I jepej shume shpejt,nen ndikimin e suksesit te librit dhe te projektit “White City”.
Keto ishin mendimet e fundit qe erdhen te mjegullta ne gjendjen gjysem fjetur ,ne te cilen ndodhej, deri sa koka ju var ne tavolinen e punes,atje ku ishin kopjet e projektit te vetem te ndertuar,projektit te hotelit “Adriana”…
No comments:
Post a Comment