(vijim)
Cdo gjë ishte aq e njëtrajtëshme sepse ishte ndalur edhe zukatja. Nëse pat patur të tillë. Asnjë ndryshim sado i vogël i dritës, ajrit dhe temperaturës. Nuk ndjeja as të ftohtë as të ngrohtë. Gjithshka ishte e palëvizshme.
"Përse të më kenë sjellë këtu? Dy ditë pasi dola në pension, unë një emigrant i thjeshtë nga Europa Lindore, në një qytet të humbur të Kebekut? Shërbimet sekrete? Cilit shërbim mund t'i ketë rënë ndërmend, që të merret me një 65 vjeçar që sheh vetëm punën e tij, madje edhe se ç'punë sheh nuk e di as ai vetë. Jeta vërtet qënka plot të papritura dhe mua më ka pritur një e tillë, të ndodhem në një mjedis tërësisht të huaj, me 21 sfera të vogla në trup dhe me një më të madhe në kokë. Ndoshta nuk do zgjasë shumë. Nuk dua të jetë një tmerr pafund...Fëmijët duhet të kenë filluar të më kërkojnë vazhdimisht në celular, ndonëse nuk di se sa kohë kaluar, që dhe ata t'i përfshijë paniku. Celulari duhet të jetë në makinë dhe makina ose ka mbetur në rrugën e pjerrët jo larg shtëpisë ose më kanë rrëmbyer me gjithë të. Nëse më zhdukin atëhere për ta do jetë një enigmë torturuese. Më mirë të më gjejn kështu, lakuriq dhe me gjithë këto rruzuj në trup se sa të mos le snjë shënjë. Do ketë gjithfarë teorish nga përfshirja në sekte të ndryshme djallore, dhe deri në eksperimentim me lojra të sofistikuara seksuale apo rrëmbim nga jashtëtokësorët. Do mbeten vetëm me pyetjen "pse?", por nuk do mendojnë se i braktisa pa u përshëndoshur. As avokati im, me gjithë zellin e pandalshëm nuk mund të bëjë gjë, se kjo që po ndodh është jashtë juridiksionit të tij."
Mendova të matja pulsin për të parë se si rridhte koha, por isha i ngujuar. Mund të lëvizja vetëm sytë. Më pas mendova të numuroj me mendje, por edhe atë nuk e bëra se kisha frikë se do më zinte gjumi. Ndosha ai i Madhi. Të mos më kaplonte gjumi dhe të ndjeja që qënia ishte vërtet e gjallë dhe funksiononte thuajse normalisht menova të bëja diçka tepër të njohur për ata që ushtrojnë Joga ose Zen. Të merrja frymë sa më thellë dhe të mundohesha të ndiqja lëvizjen e ajrit brenda mushkërive dhe deri sa oksigjeni të arrinte në rrjetin e qarkullimit të gjakut. Provova, por nuk arrija dot. Trupi nuk komandonte dot një frymëmarrje të thellë ose nuk kishte të nevojshme diçka të tillë. Nuk mund të gjeja se në ç'lloj gjendjeje më kishin vendosur. Nuk kisha nevojë as për ajër dhe as për ujë e megjithatë nuk ndjeja as dhimbje as lodhje dhe asnjë lloj nevoje tjetër njerëzore. "Do më kenë vendosiur në gjendje pezull" - mendova pa e ditur as vetë se ç'lloj gjendjeje mund të ishte kjo. Ndoshta mungesë e forcës së tërheqjes së gjithësishme,
"Nuk është e mundur që kjo kupolë të mos ketë një vend nga hyet ose dilet!. Nuk besoj se teknologjia ka arritur të kthejë një qënie të plotë në miriada atomesh dhe pasi ta kalojë përmes një membrane sferike, në hapësirat mes atomeve dhe më pas të më kenë rimbledhur saktësisht dhe të më kenë vendosur mbi një podium. Duhet të jetë diçka jashtëzakonisht e avancuar ose mbetet të më kenë rrëmbyer jashtëtokësorët."
"Hamendja është e qëlluar!"- dëgjova një zë baritoni brenda kokës sime, që fliste një shqipe pakëz në dialekt mbiShkumbinor.
U meka. Nuk isha më në gjendje të mendoja. Në tru më kalonin vetëtimthi mijëra fjalë, por pa lidhje me njëra tjetrën. "...hakmarrje...mutacion...nanoteknologji...dru me pre...Covid...Inteligjencë Artificiale...doni pish?...shpejtësi e dytë kozmike..."hani i dy Robertëve"...acidi ribonukleik...vallja e shpatave...katran...LSD...
(vijon)
No comments:
Post a Comment