Koha rrjedh ngadalë. Në llogari paratë mjaftojnë vetëm për
parking dhe një sanduiç të mbetur. Që mund të ta japin me 50% ulje. Ndoshta
mund ta parkojë makinën diku tre katër kilometra larg dhe të vrapojë drejt
Terminalit. (Pse e quajnë Terminal? Eshtë i fundit? Nuk do ketë tjetër?)
Mund të bjerë shi ose akoma më keq shi i përzjerë me akull
dhe në ato tre katër kilometra, jo vetëm që do qullet por do i prishen edhe
flokët e krehura me kujdes, për të mbuluar një pjesë të ballit, që po i
zbulohet muajt e fundit. Nuk i bëhet vonë se ajo do mendojë, që shpejt , më
shpejt se në trek atër vjet do jetë pjesërisht ose plotësisht pa flokë, porse
pikërisht në pjesën që i është zbuluar tani ka një shenjë të një të çare të
vjetër. Ai nuk do të japë spjegime se ç’shtë ajo e çarë e vjetër. Ajo do dyshojë
në gjithshka që i ka thënë.
Dhe koha rrjedh ngadalë. Dhe në llogarinë e tij të vetme
bankare edhe për dy ditë të tjera nuk do ketë më shumë para se për parking pranë
Terminalit dhe një sanduiç të mbetur, që mund t’ja japn me 50% ulje.
Po sikur të gjejë një arsye për të mos shkuar në Terminal. Zalisje
pas vaksinës së gripit? Gozhdë në njërën nga rrotat e makinës dhe gomën rezervë
dhënë një miku?
Po ai do të shkojë dhe ta presë sikundër i ka premtuar. Përndryshe
ajo nuk do e besojë më.
Shenja në ballë ka filluar t’i dhembë. Nuk i ka dhembur kurrë
më parë. As ditët e para pas goditjes. Dyshimi se mos ka filluar të dhembë tani
që duhet të japë spjegime e pështjell. Gjithshka lidhet me mendjen dhe turpin.
Jo me trupin. Me turpin dhe mendjen. Edhe koha që rrjedh ngadalë së fundmi.
....
No comments:
Post a Comment