Saturday, 18 June 2011

Njeriu nga Vicidoli.

NJERIU NGA VICIDOLI

E kthyer në një lojë fjalësh,titulli i shkrimit se pse më kujton ulkonjen e famshme të Romës qe ushqen Romulin dhe Remin.Në një farë mënyre, tmerrohem kur mendoj se një ditë në zyrat e shtetit shqiptar, nipërit dhe stërnipërit e mij do shohin nje skulpturë bronxi që tregon një viç dhe atin e Kombit që del prej tij.
Po le te tregohemi të drejtë me njeriun nga Viçidoli dhe të përpiqemi të analizojmë nëse ka bazë apo jo frika ime.
Kam dëgjuar për të në fillimet e viteve ’80 dhe e kam takuar rastësisht ne spitalin e Tiranës në vitin 1985.Dallohej mbi të tjerët nga mënyra se si ishte veshur dhe se si sillej.Të qënit karizmatik(bashkë me vullnetin e tij të hekurt)e çoi në krye të lëvizjes antikomuniste deri sa një ditë, pushteti dhe dashuria e pakufizuar për të e shfytyruan. Megjithatë, edhe gati pas 20 vjetësh prej artikullit të tij të guximshëm në gazeta “Drita”, ai ka mbetur politikani më i suksesshëm dhe më i fuqishëm në Shqipëri.Në diskutimet që bëjmë mes miqsh, kjo argumentohet në mënyrë të ndryshme, ku fillohet me prapambetjen e popullit tonë dhe përfundohet me antikomunizmin e Doris Pakut dhe politikanëve  të tjerëve europianë.E vërteta, për mendimin tim, është shumë më larg dhe disi më  e thjeshtë.
Ai është politikani më punëtor dhe që ka nxënë më shumë se të gjithë të tjerët në shkollën e politikës.
Eshte e njohur nga të gjithë që deri në vitin 1990 ne nuk kishim politikanë.Udhëheqësit e vazhdimësisë që trashëguam nuk ishin të mësuar as me kritika të hapura, as me opozitë dhe as me fushata elektorale.Më të mënçurit prej tyre ishin dalluar në mësimin si papagall të marksizëm-leninizmit, ndërsa ata më puntorët kishin treguar me vepra”se dinin t’i drejtonin masat në ndërtimin e socializmit”.Mungesa e plotë një klase politikanësh e shoqëruar me mungesën e një klase të pasur dhe drejtuese solli detyrimisht gabimet e njëpasnjëshme në tranzicionin e zgjatur shqiptar.Gjatë 19 vjetëve u lakuan një sërë emrash, disa prej tyre u bënë edhe kryeministra,presidentë apo kryetarë kuvendi,por nga aktorët kryesorë tani kanë mbetur vetëm tre: Berisha, Rama dhe në një rol të dorës së dytë Meta.Unë nuk po i quaj as drejtues të së Majtës dhe as të së Djathtës se në veprimtarinë e tyre politike “të çoroditur” ata jo vetëm se hidhen nga një krah në tjetrin, por edhe elektoratit që i drejtohen shpesh herë nuk i përkasin.Megjithatë le t’i gjykojmë si nxënës të shkollës së politikës:
  • Ilir Meta nga më dashamirësit është cilësuar si politikan ambicioz, punëtor, që di të grumbullojë rreth vehtes njerëz e t’i shpërblejë dhe njëkohësisht që ka kuptuar rolin e medias dhe si t’a përdorë atë. Pa dashur t’i përmendim anët negative, duke parë rezultatin e sotëm themi se ai nuk diti të krijojë parti dhe aq më pak ta çonte atë drejt rritjes.Përveç njerëzve të ishFRESH-it dhe të tjerëve të lidhur me të për interesa biznesi në kohën kur ishte kryeministër,në gjithë këto vjet ai nuk arriti të tërheqë të tjerë.Pjesa e elektoratit që është jo e lidhur me partitë, e di që Lëvizja për Integrim ishte një pjesë e PS-së që largohej për “inat” ndaj kryetarit Nano dhe që nuk sillte ndonjë të re në politikën shqiptare. Në atë kohë edhe Meta nuk parashihte një kthim në pushtet të Berishës, që do paralajmëronte edhe fillimin e rrënimit të tij. I ndodhur mes dy poltikanëve me partitë e fuqishme, të cilët u munduan ta “asgjesonin” ai u përpëlit deri sa arriti të pranojë edhe aleancën me armikun e tij të betuar vetëm për të mbijetuar.
  • Nxënësi më shpresëdhënës edhe për elektoratin shqiptar ,por edhe për vëzhguesit e huaj ka qënë Edvin Rama.Me profilin e intelektualit të pavarur dhe të angazhuar në jetën politike të vendit, si dhe duke patur një të kaluar të pastër politike ai mbeti për disa kohë i lakmuar nga të dy krahët politikë. Suksesi në pastrimin e Tiranës nga kioskat dhe futja e një stili perëndimor në drejtimin e Bashkisë, e bënë atë në një kohë të shkurtër personazh kryesor të politikës pa qënë anëtar i ndonjë partie.Gjithashtu ai diti të ndërtojë marëdhënie të mira me mediat duke i ndihmuar me ato çka i jepte pushteti si kryebashkiak. I gjendur nën presionin e Nanos, në fund të vitit 2003,ai u detyrua të hynte në PS dhe shumë shpejt të shtinte në dorë partinë, anëtarëve të së cilës së cilës jo shumë kohë më parë i ishte drejtuar pak a shumë me fjalët”Ju socialistët s’vleni një grosh, por jeni më të mirë se të tjerët”.Një hopi të tillë,brenda 2-3 vjetësh do ja kishte zilinë çdo politikan në botë dhe tek të gjithë u krijua përshtypja e gabuar se asgjë s’mund ta ndalte Ramën në rrugën drejt postit të Kryeministrit. Në këtë bast politik, gabuan të gjithë ata që mbivlerësuan aftësitë e Ramës, por më shumë se këtë, ata nënvleftësuan arritjet e nxënësit më të zellshëm të politikës shqiptare, njeriut nga Viçidoli.
  • Berisha mësoi duke qënë në opozitë më shumë se sa mësoi nga gabimet e tij kur ishte në pushtet.Ai arriti të mbante të pashkërmoqur partinë e tij pas vitit 1997, kur dukej se anija e shpuar e PD-së bashkë me kapitenin e saj çartalloz i kishte ditët e numëruara.Dhe bëhet fjala për një strukturë që kishte vetëm 7-8 vjet ekzistencë dhe kishte nisur si një lëvizje antikomuniste.I ndihmuar nga nje qeverisje e korruptuar e socialistëve dhe nga grindjet e tyre për dominim, Berisha mundi më 2005 rivalin e tij të vjetër Nano(nxënësin më dembel të shkollës së politikës)dhe u rikthye në pushtet.Të katër vitet e fundit, ndonëse me një maxhorancë të kufizuar, ai ka ditur të luajë në favor të tij të gjitha gurët e politikës.Paradoksi më I madh I politikës shqiptare qëndron në faktin që me atë që shkaktoi në vitin 1997 Berisha, çdo nxënës-politikan në botë do mbetej në klasë dhe të paktën për 10-15 vjet do rrinte në hije për tu rikthyer më vonë në role kryesore. Kjo nuk ndodhi në Shqipëri dhe tashmë njeriu nga Viçidoli ka filluar të qeshë me politikanët e të majtës, të cilët jo vetëm nuk e shpunë atje ku i takonte të rrinte, por i dhuruan edhe pushtetin më  vonë.

Shenim:Vijimi eshte i shkruar sot. Shkrimi paraprires kishte mbetur i paperfunduar ne dhjetor 2009. Asgje nuk ka ndryshuar nga menyra se si i shoh gjerat.Mbase jam si kale arrabaje.

Konsolidimi ne pushtet i Berishes, i ka sjelle vec te keqija vendi.Menyra e tij e drejtimit te partise dhe administrates shteterore eshte teper e larget nga c'duhet te jete ne nje demokraci normale, ndonese ka shembuj qe i afrohen pak edhe ne vende jo te ish-kampi socialist. Ai kontrollon, me sa i mundet, te gjitha veprimet e partise se tij, ministrive dhe kuvendit. Gjithashtu sektore te vecante te pushtetit juridik jane nen komanden e tij. Po, per te qene te drejte me te, nuk eshte i gjithi faji i sekretarit te organizates baze, sic thote njeriu i nderuar Rexhep Qosja. Berisha as e solli demokracine, as e udhehoqi tranzicionin dhe as qe kishte kete lloj pushteti absolut. Ai e formoi dita dites, me pune dhe ambicie te jashtezakonshme, duke shfrytezuar prapaskenat dhe sidomos dobesite e njeriut shqiptar. Nuk eshte faji i tij, nese brenda PD-se u krijuan me rradhe grupe pas grupesh kunder tij dhe ne vend te hiqnin Berishen i hanin koken njeri tjetrit. Kjo ndodhi me kalakulen ndaj Cekes e Pashkos, Selamin ndaj Kalakulesl, Pollon kunder selamit,tMustafane kunder Pollos e lista shkon me tej. ishin te njejtet "antare byroje" qe ngrinin doren per te pushkatuar shoket e tyre duke harruar se mund t'ju vinte rradha. E gjitha kjo nga etja per ara e pushtet. Shto ketu edhe nje nje parti kundershatere teper te korruptuar dhe te pashkeputur nga e kaluara e erret e saj.
Tani ndodhemi ne nje situate, qe megjithese ka nje parti te cuditshme qe nuk eshte as e majte dhe as e djathte, Berisha jo vetem eshte igura numur nje ne politiken shqiptare, po ju ka mbushur mendjen edhe te huajve qe ai eshte alternativa e vetme edhe per 10-15 vjet. Po cdo te thote kjo per politiken shqiptare, te cilen me te drejte Qosja e quan ne periudhen parapolitike. Eshte shembulli i vetem i sukseshem per te drejtuar nje force politike. te njejten gje ben rama ne PS, Meta ne LSI, Mehdiu, Gjinushi e me rradhe. Eshte pikerisht modeli i drejtimit te partise nga sho Enver, te cilin me siguri dhe Saliu dhe rama e adhurojne. Te gjithe njerezit brenda partive ose jashte, i kane syte nga Njeshat, se si do veprojne e cdo vendosin. Brenda Partive nuk lihet asnje ze tjeter, por lejohet korrupsioni per t'i patur ne kontroll e per t'ja u tundur kur te "dredhin vithet". Edhe ata te rinj qe mendohen se do jene klasa e ardhme politike, jane puthadores te se bijes se Berishes, ndaj ka rrezik qe shqiperia te sundoohet gjate nga klani Berisha. Kjo e shoqeruar me genjeshtra e propagande dhe me adhurimin e atyre qe mbajne vende pune ne saje te tij e ben te veshtire luften kunder Berishizmit ose menyres se drejtimit te vendit nga Njeriu nga Vicidoli. Shto ketu edhe " asnjeanesine e Kadarese, qe nuk do te keqkuptohet apo shfrytezohet nga palet". Rrezikojme, qe gradualisht, Berisha te kthehet ne nje lloj Ataturku shqiptar dhe ne te dy anet e kufirit t'i thurren kenge me cifteli, lahute ose edhe iso labe. Per mua, kjo eshte varrosja e plote e endrres per demokraci ne Shqiperi, sepse Doktori dhe demokracia s'kane asgj te perbashket.
i trembem nje dite, kur i plakur(ne me lente i pacim uraten) me niperit perdore ne tirane, kur te filloj te ec nga sheshi Skenderbej drejt universitetit e do ndeshem me shtatoren e Azem hajdarit dhe me tej te Njeriut nga Vicidoli. Hajde se kur te me pyesin per Skenderbeun do i genjej, po per keta te dy c'tju them?








No comments:

Post a Comment