(vijim
Përsëri kthehemi në një pikëvështrimi “klasor” të shoqërisë, i cili dominoi mendimin progresist të dy shekujve të kaluar, por që rezultoi jo vetëm shumë i thjeshtëzuar, por edhe i gabuar për të spjeguar shoqërinë dhe për ta transformuar atë.
Në shoqëritë perëndimore kufijtë “klasorë“ nuk janë të dhënë një herë e përgjithmonë, sepse ka shembuj milionerësh që gdhihen të pastrehë dhe njerëz , që vijnë nga hiçi dhe arrijnë në nivelet më të larta të shoqërisë. Ndaj edhe ndryshimet ideologjike sa vjen dhe janë më të pakta mes grupimeve shoqërore dhe politike. Qëllimi “final” i një pjese të mirë të “elitës* është të jenë në krye, të patrazuar dhe të kenë mundësi të qeverisin sa më gjatë me njerëzit e tyre.
Më e ndjeshme është kjo në demokracitë hibride. Në drejtimin e vendeve të lindjes, gjithnjë e më tepër konsolidohen qeveritarët autoritarë të lidhur me botën kriminale të cilën e kanë në kontroll ose kontrollohen prej saj. Vuçiç i Sërbisë, Rama i Shqipërisë, Vukanoviç i Malit të Zi, Orban i Hungarisë, Thaçi i Kosovës qëndrojnë në pushtet edhe në sajë të lidhjeve që kannë me krimin e organizuar dhe pasurive të vëna në rrugë jo të ndershme. Idhulli i tyre është Vladimir Putin. Nën këtë trysni të së gjithë Europës Lindore duke përfshirë këtu edhe atë të Rusisë dhe Turqisë, elitat e Europës Perëndimore përpiqen të ruajnë statukuonë duke munduar të afrojnë shoqëritë e Lindjes në Bashkimin Europian, me shpresë se do i korrigjojnë gjatë rrugës. Rezultati është jo vetëm pakënaqësitë e ngjallura brenda shoqërive të tyre, por edhe afrimi i pragut të dështimit të projektit të madh Europian.
Shoqëritë e infektuara postkomuniste jo vetëm nuk korrigjohen duke i bërë pjesë të Europës, por rrezikojnë të infektojnë keq edhe shoqëritë më të shëndetshme të Perëndimit.
Rrjedhoja- gjallërimi i prirjeve ksenofobe dhe partive të ekstremit të djathtë.
Po a është e lehtë për një familje të zakonshme të një vendi të Europës Lindore të orientohet lehtë se ç’rrugë duhet të zgjedhë për të jetuar mirë të sotmen dhe për të mbrojtur njëkohësisht të ardhmen?
Për këtë gjë ka shumë mënyra të përgjigjesh:
Jemi shumë të vegjël për të mundur të bëjmë diçka.
C’është e shkruar do ndodhë.
Fajin e kanë politikanët.
Do ecim me rrymën dhe ku të na shpjerë.
Po, mund të bëjmë diçka, sado pak të jetë.
Përgjigja e fundit edhe nëse duket më e kota ka një vlerë të madhe. Eshtë të kuptosh thelbin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore dhe mënyrës së korrigjimit të saj. Dhe jo për ta korrigjuar për hir të korrigjimit, por për hir të mbijetesës. Ka të bëjë me ciësinë e jetës së fëmijëve dhe fëmijëve të tyre, për të mos shkuar më larg në të ardhmen. Kjo përgjigje ka të bëjë me të ndjerën e thellë se je pjesë e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë edhe përgjegjës për shkuajen e saj teposhtë.
Historia e shoqërisë njerëzore mund të thjeshtëzohet duke e reduktuar në atë të grabitësve dhe të të grabiturve. Në rast se nuk do të sundohesh nga grabitësit atëhere duhet të bësh diçka për të përmirësuar rregullat, që përcaktojnë se cilët o jenë sunduesit.
(vijon)
No comments:
Post a Comment