Fleta e bardhë është jo vetëm e pastër. Eshtë edhe e sigurt.
Me plot vetbesim. Në të nuk është shkruar asnjë marrëzi.
Por marrëitë ekzistojnë pavarësisht se nuk janë në letër.
Letra është si ato rrjetat që kapin fluturat. Nuk le të ikin marrëzitë, që
fluturojnë në mendje.
Pra si do i kapte rrjeta e një shkrimtari, që në një të tretën
e frazave ja fut kot(më mirë do ishte të shkruanja që dy në tre fraza i ka të
mira), letra e bardhë është rrjeta bosh dhe nuk është qëllimi. Po edhe po të
mos jetë mjeti është procesi. Nëse kapja është ideja atëhere flutura do jetë e
kundërta e kukules. Dhe nëse luga nuk është supa atëhere garruzhdja s’ka si të
ketë gjellë. Gjella nuk është ushqimi. Ushqimi është objektivisht nga gatimi.
Gatimi thjesht e bën më të pranueshëm ushqimin. Ose më të përshtatshëm për ta
marrë luga. Dhe luga nuk mund të jetë më e madhe se goja. Se gjuha koska s’ka
po koska thyhen. Dhe koskat treten të fundit. Ose fosilizohen. Në rast të përmbysjeve
të mëdha. Edhe të shpërthimeve vullkanore.
Fleta e bardhë ishte e paqme.
Pa miza pa kokë.
No comments:
Post a Comment