SA TE DUA
Të gjithë i habit kjo dashuri e çmendur
Selitur trurit tim të rreshkur,
Si mund të jetë kaq e bukur lule
Dhe jo kaktus gjëmba përveshur.
"Kush ktheu marrëzinë e tij në dhimbje?
Në përkujdesje shpirtrash kush i ndroi
Fluturimet hakmarrëse dhe
Të egrat çukitje?
Grushtat e mbledhur fort cila i hapi?
Si vallë ndroi vdekjen në lindje?"
Ata s'të njohin.
Edhe pse pranë ke kaluar
Në muzgjet zhurrmëshumë të dëfrimit
Kanë thënë thjesht:
"Një vajzë e bukur..."
Pa mundur jo t'i kalërojnë mendimit,
Si bëra unë ditët e majit
Kur befas u takuam mbi atë përrua
Shifrash,
Idesh
Ndienjash pa ngjyrë,
E në sy lexuam:
"Oh, sa të dua!"
No comments:
Post a Comment