E meposhtmja duhet te jete shkruar ne vitin e Derrit, por meqe eshte ne dialektin topall, duhet quajtur e shkruar ne vitin e Thiut.
KU KA LE DEMOKRACIA
Studim i Doktorit te Shkencave Historike Arber Ullini-Boston, Massacusets.
Studimin n'fjal e kam shkrujt n'dialektin gegnisht, me theksu edhe njiherit ransin e madhe qi kan per Demokracin n'Shqypni dy dialektet.
Vepra asht fryt i viteve t'tana studimore e shfletimit t'qinra titujve ne gjuhe te nryshme perendimore,si dhe n'dialektet e tyne.
Kam shpresen se do i pelqej lexusit shqiptar dhe do ta baj t'nihet krenar per t'kalumen e t'sotmen e Shqypnis.
· QYTETNIMET E LASHTA
Sikuner pranohet botnisht,qytetnimet e lashta dhe elmentet e para t'demokracis i gjejm perreth Mesdheit. Sigurisht ma t'zhvillumet kan ken Greqia Antike dhe Republika Romake.
Jan tejet t'njoftun citimet nga Tuqididi dhe Plini Plak, se rranjt e zhvillimit t'tyne kan ken tek Pellasgt.
· TOPONIMET - DESHMI TE DEMOKRACIS
Nji seret toponimesh dishmojn se elementet e para t'Demokracis moderne i kan rrajt n'kto treva.Le t'marrin per shemull toponimin "Ura e Thijve".
Nuk ka asnji precedent tjaten n'Bot. Asht unik.
Ura t'famshme e me emra gjithfarish munt ti hasish kudo n'Glob(Ura Porta e Art-Kaliforni, Ura e Pesheretimave-Venedik, Ura e Ylberit-Niagara, Ura e Miqsis-Guanxhou etj.etj).
Por asht tejet e rrall qi nj'uret(dujt me pas parasysh qi asht nji krijim thjesht i durve t'njeriut e jo si p.sh. Shtegu ose Rruga ose edhe Venbanimet,
qi mun t'jen disi edhe natyrore,e per ma teper qi shfaqet vetem n'kohen e qytetnimeve t'para disi t'zhvillume,pra perkon me elementet e para Demokratike.),
te emertohet me emer kafshet.Ktu du me u nal ma gjat tek raporti i Shoqnis njerzore me Thiun.
Referenca ma e mir m'asht duk botimi i famshem i filosofit dhe astrologut indian Rupinder Harinder qi ka than "Mars,Prill,Maj Thiut mos ju naj".Njaty asht duk qart se n'qytetrimet e lashta te Linjes,Thiu ka ken i shejt,por ma von asht zevenesu me Lopen.Njaj tjeter filosof i shqum kinez Dun Lin Kunj,ka parashiku se njarjet ma t'mdhoja t'Demokracis kan me u zhvillu n'vitet e Thiut sipas kalenarit t'vjeten kinez.E njashtu ka nja.Lufta e dyt Botnore asht myll n'vit t'Thiut dhe katerdhetetet vjet ma von pra n'vit t'Thiut persri presidenti Bill Klinton ka fillu punen m'Shpi t'Bardh.
Me dhjetra jan shemujt e tjer m'koh t'koflikteve t'mdha.
Asht e mirnjohun thirrja kur ish me dek Sulltan Murati i Dyt:"M'vrani ai Gjahur i Derrit",duke aludu per Mrojtsin ma t'madh t'Qytetnimeve Evropiane-Gjergjin Kastriot-Skenderbe.
Ransia e Thiut del edhe njiherit,tash ne konfrontimin mes Terrorizmit Islamik dhe Demokracive Perrendimore,
kur ni nji ka thirrjet e tijt per xhihad, Osama Bin Laden e ka qujt Xhorxh W. Bush "Thi-Zok Thiut"(n'origjinal "Pig-Pig's Son").
Pra Derri nuk mun t'quhet thjesht nji kafsh shtepijaket qi rritet vec per mishin dhe lkurn e tijt,
por si nj'vij e qart Demarkacionit nermjet Demokracive t'zhvillume ose ti qujm "Pro-Thi" dhe Shoqnive t'prapametuna qi mun t'permlidhen nen termin "Anti-Thi" ose ma mir "Thishkalse".
Emertimi qinravjecar i "Ures se Thijve" asht deshmia ma e kjart e vleresimit t'Thiut,
e per ma teper nji sinjal kuptimplot se i gjith Globi mun t'shkoj drejt Unitetit dhe Prosperitetit tuj kalu alegorikisht nga kjo ur.
Si konkluzion,tri gjanave t'Medha qi jan sot n'Bot(Arra Madhe, Kisha Madhe dhe Britania Madhe i atacohet edhe Demokracia Madhe).Pra osht e kiart si drita dillit ku jan rrajt e Qytetnimit.
No comments:
Post a Comment