“…Gjatë natës ka vetëm
një mjek specialist reanimacioni, që duhet të ndjekë të gjithë pacientët. Abby
(mjekja)do ta ketë të pamundur të harrojë se si një 38 vjeçari i vënë plotësisht në ventilator(oksigjeni) dhe
që ishte hipoksik në 70%, pasi u bë një kërcim i menjëhershëm në 88%, më vonë
vdiq vetëm se nuk kishte personel të mjaftueshëm për të kontrolluar vazhdimisht
nivelin e furnizimit me oksigjen…”
Eshtë një pjesë e vogël e shkëputur nga nje e-mail i gjatë,
që tregon për problemet e mëdha në një spital të Nju Jorkut gjatë këtyre ditëve
të Covid-19.
Historira të tilla ka me mijra në Itali, Spanjë, Francë,
Angli dhe vende të tjera të zhvilluara për të cilat kemi menduar se kanë një sistem
shëndetsor të përparuar ose të paktën optimal.
Mes mijra pyetjeve nga më të thjeshtat e deri në
filozofiket, që na shkojnë nëpër mendje gjatë kësaj krize të Njerëzimit, është
edhe një, më e thjeshta dhe njëkohësisht më e komplikuara për tu përgjigjur “C’farë
bëjmë keq?”
Nuk është koha për t’ju hedhur fajin të tjerëve (si bëjmë rëndom
edhe nëpërmjet teorive konspirative) politikanëve apo forcave të errëta, por për
të menduar thellë se c’bëjmë vetë për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes
dhe bashkësisë ku jetojmë. (Nuk e kam fjalën për masat higjenike personale.)
Ne nuk dimë se si funksionojnë sistemet shëndetsore në
vendet tona. Nuk dimë se si planifikohet paratë e taksave për këtë sektor dhe
se si shpenzohen ato. Nuk dimë se cilat janë nevojat e infermierëve dhe mjekëve,
të cilët janë rojet e të gjithëve para se të na hapen portat e xhenetit apo të
xhenhemit. Nuk dimë se cilat grupime politike dhe cilët kandidatë për qeveritarë
janë më të prirur për të mbështetur sektorin e Mbrojtejes së Jetës. (Jo
sektorin e ashtuquajtur të Mbrojtjes, por që në të vërtetë është i luftës.)
Sepse nuk dimë ndaj dhe nuk jemi në gjendje për të bërë më të thjeshtën që mund
të bëjmë: Të zgjedhim për të qeverisur ata që janë më njerëzorë e që mund të bëjnë
më shumë për të mbrojtur jetët e njerëzve.
Një zyrtar i lartë i Shëndetsisë në Angli, sot kishte
deklaruar se “po të kemi 20 mijë të vdekur në fund të kësaj epidemia, duhet të jemi
të kënaqur”. Si të bëhej fjalë për 20 mijë portokaj të prishur apo për presh të
kalbur.
Eshtë si t’ju kujtosh përditë njerëzve, sidomos më të dobëtve
dhe më të varfërve, që nuk jini gjë tjetër veç numura, pa jetë pa histori, të
vlefshëm vetëm për disa formularë statistikorë në sirtarin e një burokrati.
Por faji nuk është vetëm tek ky zyrtar. Eshtë po aq edhe tek
unë. Po aq edhe tek ti që lexon këto rrjeshta.
No comments:
Post a Comment