Përkthimi më i afërt i kësaj shprehje më ngjan se është “Leskovik
e tatëpjetë, si ka qënë do të jetë“. Leskoviku vetë është në gropë ndaj
shprehja më shumë duhet të ketë të bëjë me onat në jug të tij, se sa me vende më
të ulëta. Rastësisht, vendet në jug të Leskovikut janë trevat e përjera
shqiptaro-greke dhe në këtë verë mundonjëse për Greqinë, pas shpresave të
ardhjes të Ciprasit në shkurt, duket se i shkon situatës së sotme të Greqisë.
Shteti modern grek, në 190 vite të ekzistencës së tij, 90 i ka vite krize të
njohura nga specialistët vendas dhe të huaj. Tani duket , që ka hyrë në kriën më
të thellë dhe më e çuditshmja është se kjo po i ndodh në kohën që është pjesë e
familjes së madhe europiane, bile të elitës së saj të Eurozonës.
Pa përjashtuar të gjithë klasën politike greke, që është
shkaktarja kryesore e krizës, duhet thënë se aktorët e tjerë kryesorë
(kryesisht Gjermania) nuk pranojnë asgjë rreth politikave të dështuara
ekonomike të masave shtrënguese. Për më tepër, Cipras po detyrohet të pranojë
një paketë masash më të disfavorshme, se atë që paraqiti në Referendum ndaj
popullit të tij , të cilit i kërkoi të votonte JO.
Eshtë edhe Cipras i racës së politikanëve, që synimin
kryesorë kanë të qëndrojnë në pushtet?
A mendon se është në të mirën e Greqisë të bëjë një hap të
madh pas, që mos ja lerë pushtetin Samaras apo Bakojanis e kompani?
A mendon vërtet ende se mund të ndryshojë Greqinë dhe Europën?
Të gjitha këto mbeten për tu parë në muajt , që do vijojnë, porn
jë gjë është e sigurt për momentin, se e gjithë reizstenca greke( e përkrahur
edhe nga lëvizjet e tjera të ngjashme europiane) dështuan për këtë vit. Momenti
është në favor të burokratëve të fuqishëm dhe të korporatave.
Asnjë ndryshim!
Peshku i madh jo vetëm do vahdojë ta hajë të voglin, por po
e mëson tjetrin edhe që me vullnet dhe gëzim të shtirur të futet në gojën e të
madhit.
Ditë të mira për ata që i kanë parë hairin politikës duke
luajtur sipas interesave të më të mëdhenjve dhe duke mbushur njëkohësisht edhe
xhepat e tyre.
Ditë të errëta për idealistët.