Kjo javë ka qënë ndër më të mirat për Edi Ramën, pasi zyrtarisht ka patur dy deklarata që e cilësojnë "udhëheqës të shkëlqyer". Njëra nga Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe tjetra nga ish-kryeministri anglez Toni Bler.
Pa dashur të minimizojmë rëndësinë e deklaratave (ve]anërisht të asaj të Blinken), duhet të përmendim relativitetin e tyre. Përcaktime të tilla janë të përhershme vetëm në funeralet e udhëheqësve, ndërsa kur ata janë gjallë janë thjesht të përkohshme dhe koniukturale. Nuk mund të jesh një udhëheqës i shkëlqyer kur nuk perceptohesh si i tillë nga shumica dërmuese e shoqërisë. Nëse më shumë se gjysma e shqiptarëve e konsiderojnë Ramën të korruptuar dhe autokrat, atëhere e vërteta e deklaratave politikanëve të huaj është "he is our son of the bitch!"
A është për shoqërinë shqiptare më mirë të ketë një autokrat me mbështetje të plotë nga amerikanët se sa një politikan liberal të pakorruptuar, por që nuk ndjek symbyllaz kërkesat e amerikanëve?
Eshtë një pyetje krejt hipotetike, se një lloj politikan i tillë me mbështetje në popull ende nuk ekziston në Shqipëri. Njëkohësisht nuk duhet të presim që amerikanët të krijojnë një "klimë" të tillë në shoqërinë shqiptare, që të nxjerrë një ose më shumë politikanë të këtij lloji. Për një vend me popullsi të barabartë sa të një metropoli, për interesat amerikane zgjedhja më oportune është të jetë në krye të vendit një drejtues që nuk ju kundërvihet interesave të tyre gjeopolitike dhe ju shërben menjëherë sa ju dalin probleme si të opozitës së Iranit, strehimit të afganëve apo asgjesimit të armëve kimike. Rama e ka pasur intuitën, që jetëgjatësia e tij në politikë është katërcipërisht e varur nga marëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë. Ai ka për të mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rast të ndërrimit tëadministratës amerikane në vitin e ardhshëm.
A i ka sjellë kjo një dobi të madhe Shqipërisë?
Nuk duket e tillë sepse investimet amerikane në Shqipëri janë ende shumë të pakta dhe shqiptarët vazhdojnë të kenë sytë e tyre drejt emigrimit në Angli, Gjermani apo vende të tjera të zhvilluara. Ky është treguesi i vërtetë nëse një "udhëheqës është i shkëlqyer" apo një "kryeministër shumë i mirë".
Por duhet pranuar që Rama ka "lundruar" më së mirë në qarqet e politikës ndërkombëtare, sepse ka krijuar shumë miq personalë në nivelet e larta politike prej Amerikës deri tek Italia. Ka treguar "kopilllikun" e nje "biri të vërtetë bushtre", gjë që e konsolidon edhe për 8 vite të tjera në krye të vendit. Eshtë një arritjejo e vogël për një njeri që 25 vite më parë nuk i përkiste asnjë partie politike shqiptare.
No comments:
Post a Comment