Në këtë kohë tepër të errët për Europën, ndoshta pak humor thuajse i zi na bën të mos na kaplojë pikëllimi.
Europës, veç luftës në Ukrainë, po i kanoset edhe rreziku i braktisjes nga Amerika, si edhe nga një përpjekje amerikane për ta shpërbërë (Bashkimin Europian), Ndaj si thuhet në raste të tilla- Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë koka të jashtëzakonshme!
Dhe kokë më e madhe se e Ed Ramës vështirë se gjendet sot nga Gjibraltari e deri në Finlandë.
Po a i ka Rama në dorë kartat e nevojshme për të luajtur lojën e madhe të poker-politikës mdërkombëtare?
Në ndryshim nga Zhelezni, të cilit Trump i tha se nuk ka karta të forta për të luajtur lojën, Rama ka Plakun Maç- Erdohan, Damën Kupë -Xhorxhia Meloni dhe Fandin Spathi - Niko Peleshi. (Fandin Karro- Lali Eri ja ka arrestuar SPAK-u).
Rama duhet të heqë dorë nga xhelozia për Elon Mask dhe t’i kërkojë të adhuruarës së ti, Damës Kupë, të ndërhyjë për një takim të menjëhershëm të tij në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump. Duke përdorur sharmin, njohuritë enciklopedike, barcaletat dhe dhuratat e shumta ai mund të prekë gjatë bisedës (pa praninë e zv. Presidentit Vens) pikat e dobëta të “The Donald”. Ndër dhuratat më të spikatura mund të jenë një kopje e përkrenares së Skënderbeut, ku të jetë gdhendur MAGA, një kravatë e gjatë e dizenjuar nga vetë piktori dhe një foto e madhe e Belinda Ballukut në plazh. Këto janë disa nga dobësitë e njohura të Trump. Por Rama mund të ofrojë edhe ngritjen në qëndër të Tiranës të një “Hoteli Trump” me 78 kate (sa mosha e Presidentit) me fondet e djegësve të plehrave.
Në rast se nuk arrijë ta miklojë me lajka, ide dhe dhurata, Rama mund të hidhet në sulm duke përdorur kartat e tjera. Më e mudshmja është ajo e përdorimit të ushtrisë të Plakut Maç (e dyta në NATO nga numuri i ushtarëve) si dhe të droneve të panumurt Bajraktar në mbështetje të ushtrisë ukrainase për të mposhtur rusët.
Nëse edhe kjo kartë nuk arrin efektin e duhur, atëhere nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të nxjerrë nga ënga kartën e fundit – Fandin Spathi. T’i thotë Presidentit, se nëse nuk ushtron trysni mbi Rusinë për mbylljen e luftës dhe pranimin e garancive mbrojtëse për Ukrainën, do i japë përkohësisht kësaj të fundit ish-Ministrin e Mbrojtjes Peleshi, që ta drejtojë ushtrinë ukrainase “nga fitorja në fitorje”. (Ky është edhe makthi që e tremb në gjumë Putinin.)
Më pas?
Ukraina shpëton; NATO bëhet edhe më e fortë dhe Europa kupton se nuk mund të bëjë dot pa Ramën dhe Shqipërinë. (Sa për Saliun, të cilit nuk do i hiqet “npn grata” ne “naplabë.)