Qyteti antik i Pompeit ka mbetur një monument i katastrofës
natyrore, që shkatëroon Brenda disa orësh një qytet me mijra banorë. Ende duken
të kabornizuar banorët e zënë në befasi nga shpërthimi i menjëhershëm i Vezuvit.
Së bashku me tronditjen që të shkakton forca stërmadhe e natyrës, të lind edhe
pyetja se pse njerëzit kishin ndërtuar një qytet të madh aq pranë vullkanit.
Mendjelehtësi njerëzore?
Si për ironi të fatit, sekretari i shtetit amerikan me
mbiemrin Pompeo, në një fjalë të mbajtur dje në Helsinki, shkrirjen e akujve në
Arktik e quante si një mundësi të paparë biznesi!! Sipas tij, rrugët ujrore të
hapura mes akujve do jenë kanalet e Suezit dhe të Panamasë të shekullit XXI. Për
më tepër, njerëzimi (kuptohet korporatat) do kenë mundësi të shfrytëzojnë
rezervat e naftës gazit dhe pasurive të tjera natyrore të mbuluara nga akujt.
Pangopësia dhe mendjelehtësia njerëzore, në deklaratat e
Pompeos, arrijnë në një stad të frikshëm marrëzie. Por nuk është problem vetëm
tek Pompeo, por tek një masë e madhe njerëzish të fuqishëm, të cilët kanë zënë sy
dhe veshë dhe nuk duan të dëgjojnë alarmin e dhënë nga shkencëtarët, se bota po
shkon drejt një katastrofe klimatike, për shkak të veprimeve të pakontrolluara
të shoqërisë njerëzore. Administrata e Trump, për fatin e keq të njerëzimit, është
qeveria që nuk do t’ja dijë për zërat arsyes. Përafërsisht, në një linjë të ngjashme
janë edhe Rusia e Putinit dhe deri diku edhe Kina.
Një ditë më parë, në një raport të OKB_së, ishte paralajmëruar
se një million specie rrezikojnë zhdukjen për shkak të veprimtarisë të marrë të
njerëzimit. Në listë mungonin specie Pompeo, Trump dhe Putin.
Diçka duhet bërë pa qënë shumë vonë.
Po si?
No comments:
Post a Comment