Janarin e ardhshëm, për herë të parë në historinë e SHBA, një
grua do hyjë në Shtëpinë e Bardhë si Presidente. Vite më parë do ishte cilësuar
si një ngjarje me rëndësi të papërshkruar historike, por shumë pak përmendet si
e tillë gjatë muajve të fundit. Kjo vjen se fushata elektorale këtë rradhë nuk
karakterizohet nga shpresa por nga frika. Pjesa më e prapambetur e popullsisë
do votojë për Donaldin nga frika e emigrantëve, islamikëve dhe gjithë të huajve
të tjerë, ndërsa pjesa më e ndriçuar do votojë nga frika se Trump mund të bëhet
President.
Hillëri Klintën do
votohet nga shumica(e pakët) thjesht nga frika e Trump.
Njerëzit kanë shumë pak shpresë se ajo do bëjë ndryshime të
rëndësishme në jetën e shoqërisë amerikane. Popullariteti i saj është më i ulët
se I çdo kandidati të majtë për President në 40 vjetët e fundit.
Edhe femrat amerikane nuk janë të entusiazmuara që një përfaqësuese
e “seksit të dobët” do ulet në karrigen më të rëndësishme të shtetit më të rëndësishëm
në botë. Dhe kjo jo për shkak të mosbesimit në gratë në përgjithësi, por për
mungesën e besimit tek dëshira për ndryshime të mëdha e Hillërit. Krejt ndryshe
do të ishte nëse kandidate e demoratëve do qe Elisabet Uoren.
Duke mos llogaritur ngjarje të mëdha të paparishikueshme , që
mund të sjelin shtjellime të rëndësishme në botë, që do venë para sprovave të mëdha
Shtëpinë e Bardhë, në vija të trasha 4 vitet e presidencës të Klintonit-grua
mund të karakterizohen me fjalën – Statukuo. Ose më mirë të thuhet, Statukuo e kërkuar (nga korporatat).
Duke e thjeshtëzuar problemin, të pasurit do pasurohen akoma
më shumë, shitblerjet e armëve do kenë një ngritje konstante, do shtohen
konferencat ndërkombëtare për ngrohjen globale dhe refugjatëtë nga venet në
luftë do mundohen të shojnë në vendet në paqe, që kontribuojnë në krijimin e
luftrave në vendet e pazhvilluara.
Shpresa thuajse ka
vdekur.
Ose më mirë po ringjallen shpresat(jo të shëndetshme) të
ekstremeve të majta e të djathta, që sjellin rritjen e dhunës dhe psikologjisë
së saj mes njerëzve.
A është më mirë apo më keq për njerëzimin Statukuoja?
Varet se me se e krahason.
Nëse e krahason me “furtunat sociale” sigurisht që kjo qetësi
para furtunës është pakëz më e mirë, por sa zgjat ankthin e mbrritjes së “furtunave”,
se nuk bën asgjë për të shpërndarë retë e errëta mbi njerëzimin, por në të kundërt
ndihmon në zmadhimin e tyre.
Ndoshta do jetë më mirë të fitojë Trump, në mënyrë që “të
plotfuqishmit”, të zgjohen nga ëndrra e neoliberalizmit, që nuk mund të zgjasë
pafundësisht dhe të bëjnë diçka për të gjetur ekuilibre ekonomike mes shtresave
dhe vendeve kudo në botë.
Por nuk ka për të ndodhur,
4 vite të tjera si ato të 25 viteve pas Luftës së Ftohtë.
Me një fjalë:
Same shitt. 4 more
years.