Une isha atje! (4)
- Në
moshën 63 vjeçare, papritur, Ylli zgjidhet deputet në qarkun e Korçës,
ndoshta në zonën që përfshin fshatin ku u lind i jati i tij, famëkeqi
Mihallaq Ziçishti. Nuk du ate shtoj ndonje gje per formimin e tij professional
dhe politik, sepse di vetem qe nuk ka shkelqyer ne gjimnaz, por nuk di se
si e ka pasur me vone karrieren. Duhet thënë që të tre fëmijët e tij nuk
kanë asgjë identike me të jatin, por duket e çuditshme futja e një mjeku
me reputacion të mirë në rradhët e deputetëve të PS, të një partie që i
nxiu jetën pas vitit 1982. Ylli u transferua në fshatrat e veriut, ndërsa
e jëma dhe i vëllai u internuan. Por si e pranon ai vete, e ka bere edhe
per te vene ne vend nderin e neprkembur te familjes se tij patriote. Po ‘nderin”
e nje babai qe ka qene ne ata me te dalluarit ne lyerjen e duarve me gjak! E vura në një sërë me njerëz
të dyshimtë edhe pse nuk jam i sigurt se meriton të jetë mes tyre, për
vetë faktin se në këtë lëvizje duket se kanë gisht veç interesave të tij
vetiake edhe lidhjet e aferta familjare me Luan Omarin dhe detyrimisht
edhe me klanin Hoxha. Qofsha i gabuar! Mbase gaboj edhe për ambasadorin
tonë të ri në Zvicër, Ilir Xhelil Gjonin.
No comments:
Post a Comment